13.5 C
Tirana

Gjykata e Lartë rrëzon Monika Kryemadhin, lë në fuqi sekuestrimin e banesës te Kodra e Diellit

Më datë:

Gjykata e Lartë ka vendosur të lërë në fuqi sekuestron për vilën e deputetes Monika Kryemadhi në rezidencën “Kodra e Diellit”, duke rrëzuar përfundimisht rekursin e saj.

Kryemadhi kishte kërkuar anulimin e vendimeve të Shkallës së Parë dhe të Apelit të GJKKO, por kërkesa e saj u refuzua.

Në dhjetor 2024, Gjykata e Posaçme e Apelit kishte vendosur të hiqte sekuestron për vilën e nënës së Kryemadhit, Fatime Kryemadhi, e cila ndodhet në të njëjtën rezidencë në Tiranë.

Fillimisht, në Shkallën e Parë, SPAK kishte kërkuar sekuestrimin e të dy vilave, por Apeli e riktheu atë në pronësi të Fatime Kryemadhit.

Ndaj Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës, rëndojnë tre akuza: pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të pasurisë, të lidhura me çështjet CEZ-DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA. Për çiftin ka nisur edhe një hetim pasuror nga autoritetet.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kalon për gjykim çështja e ish-kreut të ARRSH-së, Ervis Berberit

Kalon për gjykim çështja e Ervis Berberit dhe të...

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Apeli lë në burg xhaxhain e autorit

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë...

Oficerët në tragetin italian, autoritetet shqiptare të surprizuara: Informim i vonuar mbi aksionin

Dy oficerë të Guardia di Finanza-s dhe një specialist IT-je...

Deklaratat për Ballukun nxisin reagimin e gjyqtarëve: “Retorikë që na shqetëson”

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ka...