10.5 C
Tirana

Gjosha: LSI-ja, e gatshme të shkojë në zgjedhje që nesër

Më datë:

E ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, theksoi rëndësinë e një reforme zgjedhore konsensuale, si një nga kushtet e Bundestagut gjerman për çeljen e negociatave.

“Ne mund të kemi në reformë në letër por çështja është si do të implementohet ajo dhe këtu vijm te kushti i dytë i Bundestagut gjerman, për t’i dhënë fund krizës. Ne kemi probleme me nivelin e demokracisë në vend. Është e rëndësishme që kjo zgjidhje të vijë përmes zgjedhjeve të lira, e për këtë nevojitet një reformë konsensuale dhe gjithëpërfshirëse.” -u shpreh Gjosha.

Pjesë nga intervista

A mendoni se do të ketë zgjedhje të parakohshme, Kur?

Nuk i takon opozitën të thotë, është një cështje që e ka në dorë kryeministri i vendit. Jemi në situatë të rënduar ekonomike, në krizë institucionale, ndaj edhe kryeministri duhet të mendohet mirë për të çliruar këtë krizë që ka kapur vendin.

LSI a është gati për zgjedhje?

Nuk ka patur asnjë diskutim si do të shkohet në zgjedhje. Edhe të vetëm kemi rezultuar të suksesshëm dhe ia kemi dalë të marrim më shumë deputetë se sa në koalicion. Për sa kohë ke besimin e qytetarëve, je fitimtarë si do të shkosh në zgjedhje. Jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje që nesër, nuk e dimë a është qeveria e gatshme…

Tryeza për reformën zgjedhore ka qenë një kërkesë eksplicite e opozitës në vend dhe më vjen mirë që ka plotësuar një hap të kërkuar nga Bundestagu. Është e rëndësishme të plotësojmë kushtet, që ato negociata të hapen, janë jetike për vendin, institucionet etj. Ne nuk kemi mentalitete të hapura qeverisje, që i afrohen demokracisë. Kemi patur njerëz që anojnë nga autokracia. Ne jemi mësuar të shohim njerëz që i duan pushtetet në një dorë, por kjo nuk duhet të ndodhë më dhe nuk duhet lejuar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Hyjnë në fuqi tarifat e Trump për drurin dhe mobiliet, preken dhe tregtarët e Kosovës

Tarifat e reja të presidentit të SHBA-së, Donald Trump,...

Çela: Gjatë 2024 përfunduam 24 591 çështje, u sekuestruan mbi 234 pasuri

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela raportoi sot në Komisionin...

IKMT heq 290 objekte pa leje pranë aeroportit “Nënë Tereza”

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) është përfshirë...

Protesta e minatorëve të Spaçit, Braçe dhe Tabaku: Greva është legjitime

Rreth 70 minatorë të minierës së kromit në Spaç...