https://www.aiguillealpine.co.uk/http://perpustakaan.unla.ac.id/wp-includes/MESINSLOT/https://cafesach.com.vn/https://shootless.nl/http://www.smartiming.co.uk/https://thali.pl/https://www.contraloriapereira.gov.co/https://fia.ui.ac.id/-/stoto/https://iac.ui.ac.id/qris/https://stroumfaki.gr/https://nipscollege.co.ke/https://memorialsignworld.com/https://healthcareinkenya.com/https://bayscaffolding.co.nz/https://www.prottoy.cu.ma/https://ideasvibe.com/https://www.ffl.si/https://fhunizar.ac.id/https://sgs.sheratongrandesukhumvit.com/https://disability.ui.ac.id/maxwin/https://www.fodecc.cm/https://shiki.cu.ma/https://www.fodecc.cm/Samuel-Donatien-Nengue/https://nfd.com.tr/https://eedesign.co.uk/https://defender.org.br/https://fosfobox.com.br/http://estima.xgeo.pl/
GJNP burgim të përjetshëm për Ratko Mlladiç - Drita Tv

GJNP burgim të përjetshëm për Ratko Mlladiç

Gjykata Ndërkombëtare Penale për Ish-Jugosllavinë ka shqiptuar dënim me burg të përjetshëm për ish-komandantin serb Ratko Mlladiç.

Gjykata e Hagës dënoi Mlladiçin, i njohur si “kasapi i Bosnjës”, me burg të përjetshëm për krime kundër njerëzimit, gjenocid dhe shkeljet të ligjeve të luftës.

Ai u shpall fajtor për dhjetë nga gjithsej 11 akuzat që gjendeshin në aktakuzë.

Ish-gjenerali serb është dënuar edhe për gjenocidin e Srebrenicës në vitin 1995, në të cilën ushtarët serbë vranë mbi tetë mijë meshkuj boshnjakë.

Ndërkaq, Mlladiç nuk është dënuar për pikën e parë të aktakuzës, në të cilën akuzohet për “gjenocid” në qytetet Kluç, Sanski Most, Kotor-Varos, Prijedor, Foça dhe Vlasenica.

Krahas gjenocidit në Srebrenicë, Mlladiç u shpall fajtor edhe për dëbim, zhdukje, robërim, vrasje, deportim dhe sulme antiligjore kundër civilëve./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi