22.5 C
Tirana

GJKKO rrëzon kryebashkiakun socialist, Rexhë Byberi, i akuzuar për shpërdorim detyre

Më datë:

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë vendimin e saj lidhur me ankimin e bërë nga kryebashkiaku socialist, Rexhë Byberi dhe  ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për të.

Kryebashkiaku socialist kishte kërkuar zëvendësimin e masën së arrestit shtëpiak të caktuar ndaj tij. Por, kërkesa e Rexhë Byberit është rrëzuar nga trupa gjykuese.

“Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit/personit nën hetim Rexhe Byberi, me objekt: “Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar ndaj tij me Vendimin nr. 112, datë 06.09.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me një masë sigurimi më të lehtë”, si të pambështetur në ligj dhe prova”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Posaçme.

Kujtojmë se Byberi akuzohet për shpërdorim detyre në dy episode, raste që lidhen me ndërtimin e dy rrugëve, në të cilat kanë shkelur ligjin dhe i kanë kushtuar buxhetit të shtetit dëmin marramendës prej 277.611.520 lekë.

Njoftimi i GJKKO-së:

  1. Kërkuesi Rexhe Byberi me datë 14.11.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar me Vendimin nr. 112, datë 06.09.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me një masë më të lehtë”.
  2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Etleva Deda, bazuar në nenet 246 pika 6 dhe 260 të K.Pr. Penale, me vendimin Nr. 654, datë 13.12.2024, vendosi:
  3. Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit/personit nën hetim Rexhe Byberi, me objekt: “Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar ndaj tij me Vendimin nr. 112, datë 06.09.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me një masë sigurimi më të lehtë.”, si të pambështetur në ligj dhe prova.
  4. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen kërkuesit.
  5. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda afatit ligjor në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Tiranë, më datë 13.12.2024

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Reagon Meta: As s’kanë shans të shpikin ndonjë provë

Pas vendimit të sotëm gjyqësor, 17 korrik, ka një...

Dënimi për inceneratorin e Tiranës/ Më 23 Korrik, Apeli i GJKKO jep vendimin për Alqi Bllakon

Dy orë ka zgjatur seanca në Apelin e Posaçëm...

Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet përsëri, “Nisma” paralajmëron marrëveshje të mundshme

 Deputetët e zgjedhur kanë dështuar ta bëjnë Kuvendin e...

Operacioni në Shkodër/Asgjësohen mbi 3 mijë bimë narkotike

Policia e Qarkut Shkodër ka zbuluar dhe asgjësuar gjithsej...