GJKKO lë në burg “kimistin” e laboratorit në Frakull

Më datë:

 Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në burg kolumbianin Saimir Rosales Rodriguez, i dënuar me 14 vite burg për përfshirjen në laboratorin e kokainës në Frakull.

Rodriguez, i njohur me nofkën “Kimisti”, u soll në Shqipëri për të vuajtur dënimin e dhënë pas hetimeve të SPAK-ut për laboratorin e kokainës në Frakull.

Ai konsiderohet një nga personazhet kyç të grupit të përfshirë në aktivitetin kriminal.

Pas operacionit kundër laboratorit të kokainës, Rodriguez ishte larguar nga Shqipëria, por u arrestua më vonë në Kolumbi.

Pas ekstradimit dhe sjelljes në Shqipëri, ai do të vuajë dënimin prej 14 vitesh burgim.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Erion Veliaj kallëzon Drejtoreshën e Burgjeve pas transferimit në Fier

Erion Veliaj ka kallëzuar për shpërdorim detyre Drejtoreshën e...

U arrestua gjatë protestës, Klevin Metaj lirohet me detyrim paraqitjeje

Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj...

U kap i armatosur në Tiranë, zbulohet e shkuara e 30-vjeçarit të arrestuar

Një 30 vjeçar nga Thumana kishte zgjedhur një formë...

Corriere della Sera për “Napoleonin”: Nga trafiku i drogës te jeta luksoze në Dubai

Një investigim i publikuar nga gazeta italiane “Corriere della...