6.5 C
Tirana

GJKKO konfirmon masën burg pa afat për Leonard Dukën

Më datë:

 Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka komunikuar sot masën e sigurisë “Arrest me Burg”, pa afat për Leonard Dukën, të akuzuar për veprat penale të “Vrasjes me dashje e kryer në bashkëpunim”, “armëmbajtje pa leje”, “sigurim i kushteve për vrasje” dhe “grup i strukturuar kriminal”.

Leonard Duka u arrestua në Belgjikë, dhe u ekstradua të premten në vendin tonë për llogari të hetimit të nisur nga Prokuroria Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), si pjesë e dosjes “Plumbi i artë 2”.

Duka, mëngjesin e të hënës u paraqit në GJKKO për t’u njohur me masën e sigurisë, të caktuar më herët ndaj tij në mungesë. Duka akuzohet si i përfshirë në disa vrasje.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas dhe 6 shtetas të tjerë janë autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur në vitin 2019, në rrugën “Xhanfize Keko”, Tiranë, ku mbeti i vrarë me armë zjarri, shtetasi S. M.

Gjithashtu, shtetasi Leonard Duka, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka planifikuar vrasjen e shtetasve Er. Ma., Er. Mi. dhe të anëtarëve të tjerë të grupit të tyre”, bën të ditur Policia e Shtetit.

Emri i Leonard Dukës është pjesë 33 urdhërarresteve të lëshuar SPAK dhe konfirmuar nga GJKKO më datë 29 korrik, në kuadër të dosjes “Plumbi i artë 2”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Trump, optimist për një marrëveshje paqeje Rusi–Ukrainë

Presidenti amerikan Donald Trump u shpreh optimist lidhur me...

“Të anulohet falja e gjobave”, GJKKO rrëzon kërkesën e  Aulon Kalasë

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka vendosur të mos...

Kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s: Po shqyrtojmë një sulm parandalues kundër Rusisë

NATO po merr në konsideratë një sulm parandalues kundër...

Vetëvendosje formon koalicion për zgjedhje, PDK dhe LDK të ndara

Kosova mban zgjedhjet e jashtëzakonshme më datë 28 dhjetor...