GJKKO jep dënimet për “Revanshin”, burg për ish-efektivin e RENEA-s dhe kushëririn e ish-deputetit

Më datë:

Gjykata e Posaçme ka dhënë dënimet për pesë persona të akuzuar si pjesë e një grupi kriminal të hetuar në kuadër të dosjes “Revanshi”

Sipas vendimit, ish-efektivi i forcave speciale RENEA, Adrian Pikli, dhe Devis Bajramaj janë dënuar me nga 10 vite burg secili. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i tyre është reduktuar në 6 vite e 8 muaj burg.

Elvis Ndreca, djali i xhaxhait të ish-deputetit socialist Eduard Ndreca, dhe Edison Muçeku janë dënuar me nga 8 vite burg, ndërsa pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar dënimi u ul në 5 vite e 4 muaj burg.

Ndërkohë, Armando Ndreca është dënuar me 11 vite burg, dënim që me gjykim të shkurtuar është reduktuar në 7 vite e 4 muaj.

Pesë të pandehurit janë shpallur fajtorë për një sërë veprash penale, përfshirë kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike, armëmbajtjen pa leje, si dhe sigurimin e kushteve dhe mjeteve për kryerjen e vrasjeve.

Sipas dosjes së SPAK, hetimet kanë zbardhur disa ngjarje dhe veprime kriminale ku dyshohet se ka qenë i përfshirë grupi.

Më 4 nëntor 2020, në Urën e Tapizës në Fushë-Krujë, Albert Zaja dhe persona të tjerë dyshohet se kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasit Durim Bami dhe Ervin Kodra.

Gjithashtu, gjatë periudhës maj–korrik 2020, sipas SPAK, Albert Zaja dhe Edison Muçeku kanë siguruar mjetet për vrasjen e shtetasit Hamza Terziu, ndërsa në muajt korrik–gusht 2020, Elvis Ndreca dyshohet se ka siguruar mjetet për vrasjen e Durim Bamit.

Në dosje përfshihet edhe akuza se në tetor të vitit 2020, Armando Ndreca ka organizuar dhe financuar një grup që ka prodhuar dhe shitur 243 kilogramë kanabis në zonën e Lezhës.

Ndërkohë, për periudhën 2020–2021, SPAK ka ngritur akuza ndaj Deivis Bajramajt dhe Adrian Piklit për përfshirje në tregtinë e paligjshme të armëve dhe municioneve, të cilat dyshohet se u janë shitur edhe personave me precedentë penalë.

Vendimi i Gjykatës së Posaçme vjen pas hetimeve të zhvilluara nga SPAK për veprimtarinë e këtij grupi kriminal.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Goditi me grusht të shoqëruarin gjatë tubimit në Tiranë, pezullohet efektivi i policisë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita...

Berisha: Në SHBA, paraqita shqetësimet e opozitës shqiptare

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë...

Pagat e gjyqtarëve, Bylykbashi: Trajtim financiar brenda kufijve kushtetues

Komisioni i Ekonomisë shqyrtoi sot disa shtesa dhe ndryshime...

Apeli i GJKKO-së ndryshon rregullin, Meta pranë avokatit gjatë seancave

Apeli i GJKKO-së ka pranuar kërkesën e ish-presidentit të...