5.5 C
Tirana

Asgjësohen 530 rrënjë kanabis në Kavajë

Më datë:

Kavajë/Kontroll intensiv i territorit, në kuadër të planit operacional anticannabis të koduar “Territor i pastër”.

Goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike.

Asgjësohen 530 bimë cannabisi që ishin kultivuar në fshatin Bardhorë dhe vaditeshin me një tub që ishte lidhur në mënyrë të paligjshme me linjën e ujit të pishëm.

Vihet në pranga faturisti i ujit, i dyshuar i përfshirë në kultivimin e bimëve narkotike dhe për shpërdorim detyre.

Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Territor i pastër”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kanë intensifikuar kontrollet në terren, duke u bazuar në inteligjencën policore.

Si rezultat i kontrolleve, në fshatin Bardhorë, u gjetën të kultivuara 530 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Nga kontrolli në terren u konstatua se bimët narkotike vaditeshin me një tub që ishte lidhur në mënyrë të paligjshme me linjën e ujit të pijshëm.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale për këtë rast, u arrestua shtetasi I. B., 61 vjeç, banues në Rrogozhinë, me detyrë faturist uji, pasi nuk ka raportuar për ndërhyrjen në tubacionet e ujit dhe dyshohet si bashkëpunëtor në kultivimin e bimëve narkotike.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Trump, optimist për një marrëveshje paqeje Rusi–Ukrainë

Presidenti amerikan Donald Trump u shpreh optimist lidhur me...

“Të anulohet falja e gjobave”, GJKKO rrëzon kërkesën e  Aulon Kalasë

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka vendosur të mos...

Kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s: Po shqyrtojmë një sulm parandalues kundër Rusisë

NATO po merr në konsideratë një sulm parandalues kundër...

Vetëvendosje formon koalicion për zgjedhje, PDK dhe LDK të ndara

Kosova mban zgjedhjet e jashtëzakonshme më datë 28 dhjetor...