“Gjermania, rivlerësim të veprimtarisë së FETO-s në vend”

 

Gjermania ka ngritur rivlerësimin e aktiviteteve të organizatës terroriste FETO në mbarë vendin, kanë publikuar mediat gjermane.

Revista gjermane “Der Spiegel” në numrin e saj më të ri ka publikuar hulumtimin e publikuar në bashkëpunim me programin “Report Meinz” i cili emetohet në televizionin e parë gjerman ARD, ku thuhet se “është e qartë se tek FETO, pas një fronti modern dhe sekular qëndron sistemi autoritativ”.

“Der Spiegel” thotë se një udhëheqës i arratisur i FETO-s për herë të parë foli për strukturën e brendshme të organizatës në Gjermani.

“Ky person flet për një lëvizje anti-demokratike”, thotë teksti.

Përveç kësaj, i njëjti person e sheh lëvizjen si një “strukturë paralele sekrete në të cilën vendimet e rëndësishme i sjellë vetëm udhëheqës fetar”. Gjithashtu, udhëheqësi i arratisur nënvizon se si hierarkia strikte brenda organizatës i ngjan një strukture kriminale të organizuar.

Gazetari i revistës gjermane i referohet edhe raportit të këtij viti të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, në të cilën Qeveria e Gjermanisë FETO-n e ka vendosur në kategorinë “kritike”.

Raporti thekson se burimet e ambasadës gjermane në Turqi pajtohen me faktin se anëtarët e FETO-s me dekada janë infiltruar në institucionet shtetërore të Turqisë, veçanërisht në kuadër të policisë dhe gjyqësorit.

Qeveria gjermane ka nisur një rivlerësim të aktiviteteve të FETO-s në vend dhe thuhet se “Ministria e Jashtme e Gjermanisë gjithnjë e më shumë i merr me seriozitet vlerësimet e burimeve turke rreth FETO-s”.

Në artikullin e “Der Spiegel”, në katër faqe flasin dy persona që janë larguar nga FETO dhe tregojnë se çfarë kanë përjetuar ndërsa ishin brenda FETO-s.

Gjithashtu thuhet se anëtarët e FETO-s në Gjermani, për të mbrojtur imazhin e udhëheqësit të organizatës, ndryshuan emrat e institucioneve arsimore në vend që veprojnë në kuadër të FETO-s.

Kështu, në qytetin gjerman të Këlnit, emri i shkollës që dikur quhej “Diyalog” u ndryshua, dhe tani mban emrin e priftit dhe dijetarit katolik Friedinard Franz Wallraff.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi