Gjermania nuk ndryshon qëndrim, mbetet kundër ndryshimit të kufijve

Ndryshimi i kufijve të Kosovës është i papranueshëm për Berlinin, është mesazhi që kancelarja Merkel ia ka përsëritur presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, në takimin e tyre të mbajtur të mërkurën, në Davos të Zvicrës.

Siç shkruan “Koha Ditore”, nga burime të sigurta, takimi i mbajtur në margjinat e Forumit Botëror Ekonomik të Davosit është shfrytëzuar nga kancelarja gjermane mes të tjerash për t’ia qartësuar presidentit serb se pozicioni gjerman rreth dialogut Kosovë-Serbi dhe marrëveshjes së paralajmëruar përfundimtare nuk ka ndryshuar.

Një burim i mirinformuar i ka thënë gazetës se në takim Merkeli ia ka kujtuar Vuçiçit pozicionin e Berlinit se ndryshimi i kufijve të Kosovës është i papranueshëm.

Korrigjimi i kufijve apo këmbimi i territoreve është i papranueshëm për Qeverinë gjermane, ka thënë burimi.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi