Gjermania kritikon rolin e Iranit në rajon

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas deklaroi se Irani luan rol të rrezikshëm në rajon.

Maas në konferencën e përbashkët në Berlin me homologun e tij izraelit, Gabi Ashkenazi, kritikoi qëndrimin iranian në rajon.

Ai vuri në dukje se Irani duhet të ndryshojë sjelljen e tij në rajon. “Në lidhje me Iranin nuk jemi naivë dhe e dimë se Irani luan rol të rrezikshëm në rajon”, tha Maas.

Kryediplomati gjerman duke rikujtuar se kanë dëshiruar të zgjasin embargon e armëve ndaj Iranit por se është vendosur veto nga Rusia dhe Kina, tha se janë për zgjidhje politike në lidhje me çështjen.

Maas theksoi se duhet të fillojnë bisedimet e drejtpërdrejta mes Izraelit dhe administratës palesineze. “Natyrisht që nuk është diçka që do të ndodhë brenda një nate. Si Gjermani jemi të gatshëm të mbështesim iniciativat në lidhje me këtë çështje”, tha Maas.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi