Gjermania injoron vendimin e presidentit Trump, ndaj pajisjeve të Huawei

Pas raporteve të fundit që Presidenti Trump ishte gati të bënte disa lëshime në ndalimin e Huawei, asgjë nuk u bë gjatë bisedimeve të fundit me Pekinin.

Ende ka kohë deri në mes të nëntorit, kur skadojnë afatet, por nëse skadojnë pa ndonjë dritë jeshile nga SH.B.A., ndalimi i plotë dhe sanksionet do të hyjnë në fuqi.

Sidoqoftë, këndvështrimi për Huawei në Bashkimin Evropian është më pozitiv. Gjermania ka finalizuar rregullat e 5G dhe siç raportohet nga Handelsblatt, nuk po bën asnjë lëvizje për të ndaluar Huawei.

“Gjermania do të injorojë shqetësimet e qeverisë amerikane për sigurinë në lidhje me Huawei. Sh.B.A frikësohet nga spiunazhi dhe e sheh ‘Huawei’ si një zgjatje të qeverisë kineze. Sidoqoftë, nuk ka asnjë provë për probleme të harduerit”.

“Ne po krijojmë një katalog të kërkesave të rrepta të sigurisë. Kushdo që dëshiron të përfshihet duhet t’i përmbahet atyre,” tha zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert.

Ky është një hap i rëndësishëm për Huawei dhe një shkak shqetësimi për Uashingtonin, pasi brenda Bashkimit Evropian, Gjermania është një nga vendet që vendos tonin.

Vendimi i Gjermanisë mund të pasqyrohet ose të përsëritet nga shumica e vendeve anëtare të BE-së.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi