Gjermania heq Zvicrën nga Lista e Rrezikut

Për shkak të numrit në rënie të infeksioneve me koronavirus, Qeveria Federale e Gjermanisë ka hequr Zvicrën, Greqinë, pothuajse të gjithë Francën dhe Belgjikën nga lista e zonave të rrezikut.

Vendimi për këtë hyn në fuqi të dielën, më 20 qershor.

Instituti gjerman “Robert Koch” e ka bërë të njohur këtë vendim sot, e premte.

Kështu, kushdo që në të ardhmen vjen në Gjermani nga vendet e përmendura përmes rrugës tokësore, nuk do të përballet më me asnjë kufizim hyrjeje për shkak të koronës.

Megjithatë, për ata që hyjnë në Gjermani përmes rrugës ajrore, mbeten në fuqi rregullat e deritashme: Të gjithë që mbërrijnë me aeroplan, pavarësisht nëse kanë ardhur nga një zonë rreziku apo jo, para nisjes duhet të tregojnë rezultatin negativ të testit, dëshminë e vaksinimit ose një çertifikat që dëshmon shërimin nga Covid – 19.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi