6.5 C
Tirana

Gjermani, vazhdojnë përgatitjet për konferencën mbi Libinë

Më datë:

Qeveria gjermane ka bërë të ditur se po vazhdojnë përgatitjet për konferencën ndërkombëtare që do të mbahet këtë muaj në Berlin për të ndihmuar një zgjidhje politike për konfliktin në Libi.

Duke folur në një konferencë për media në Berlin, Steffen Seibert, zëdhënësi i kancelares gjermane Angela Merkel, tha se ende është herët për të njoftuar zyrtarisht datën dhe detajet e konferencës së planifikuar.

“Përgatitjet janë duke u zhvilluar për një konferencë të tillë. Gjithsesi ajo do të zhvillohet në janar këtu në Berlin”, tha Seibert.

Sot më herët, media të ndryshme raportuan se konferenca e planifikuar mbi Libinë tashmë për një kohë të gjatë, do të zhvillohet më 19 janar.

Gjermania mirëpret armëpushimin në Libi

Duke folur për zhvillimet në Libi, Seibert përshëndeti përpjekjet e fundit të Turqisë dhe Rusisë për armëpushimin në këtë vend dhe theksoi se armëpushimi në Libi po ashtu është i rëndësishëm për suksesin e konferencës së planifikuar.

Qeveria e njohur nga Kombet e Bashkuara (OKB) e Libisë në Tripoli dhe forcat besnike të gjeneralit Khalifa Haftar të shtunën pranuan thirrjen e përbashkët nga Turqia dhe Rusia për një armëpushim.

Sot, kryeministri i Libisë, Fayez al-Sarraj dhe Haftar arritën në Moskë për bisedime mbi kushtet e një marrëveshjeje armëpushimi.

Në prill, Haftari nisi një ofensivë për të pushtuar Tripolin nga qeveria libiane e njohur nga OKB-ja.

Sipas OKB-së, mbi 1 mijë persona janë vrarë që nga fillimi i operacionit dhe mbi 5 mijë të tjerë u plagosën.

Që nga rrëzimi i liderit Muammar Gaddafi në vitin 2011, në Libi u shfaqën dy qeveri rivale, njëra në lindje të Libisë e mbështetur kryesisht nga Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ndërsa tjetra në Tripoli, e cila gëzon njohjen e OKB-së dhe atë ndërkombëtare.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Biden bisedon me Netanjahun, Sullivan: Shumë pranë një marrëveshjeje mbi Gazën

Presidenti Joe Biden bisedoi të dielën me Kryeministrin izraelit...

Ai e futi në shtëpi e i dha një punë, shoku e ekzekutoi!

Do që të qëndrojë në burg, ku ndihet i...

Vota e diasporës, sa shqiptarë janë regjistruar për zgjedhjet e 11 Majit

Prej 11 Janarit vijon procesi për regjistrimin e zgjedhësve...

GJKKO lë në burg Kreshnik Farrukun

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar caktoi masën...