Gjermani, shkalla e vdekshmërisë nga COVID-19 mbetet e ulët

Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet shëndetësore, numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit të ri në Gjermani ka tejkaluar shifrën 39.500 ndërsa numri i vdekjeve është rritur në 222,  (AA).

Faqja e internetit Coronavirus-Monitor me seli në Berlin, e cila përpilon numrat e azhuruara nga burimet shëndetësore lokale, ka raportuar sot për 16 raste të reja të vdekjeve.

Numri i rasteve të konfirmuara është rritur në 39.502, me një rritje prej 6.511 nga e marta.

Gjermania është shteti i tretë më i prekur nga koronavirusi në Evropë, por numri i vdekjeve mbetet shumë më i ulët në krahasim me Italinë dhe Spanjën.

– Shumica e të infektuarve nuk janë në grupin e rrezikut

Sipas një studimi të fundit nga Instituti Robert Koch, shumica e të infektuarve në Gjermani janë njerëz të moshuar dhe të moshës së mesme.

Agjencia gjermane për kontrollin e sëmundjeve dje njoftoi se rreth 77 për qind të rasteve janë të moshës mes 15-59 vjeç.

Pothuajse 19 për qind e të infektuarve janë në mesin e grupit me rrezikshmëri të lartë, të atyre të moshës 65 vjeç e më shumë.

– Janë kryer mbi 410.000 teste

Gjermania po ndjek një strategji të testimit të gjerë për të zbuluar të infektuarit dhe për t’i izoluar ata, në një përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Deri më tani, më shumë se 410.000 teste të koronavirusit janë kryer në mbarë vendin, përfshirë edhe ata që shfaqin simptoma të buta.

Lloji i ri i koronavirusit, i cili për herë të parë shpërtheu dhjetorin e kaluar në qytetin kinez Wuhan është përhapur në më shumë se 170 vende dhe territore. Organizata Botërore e Shëndetetësisë shpërthimin e koronavirusit e ka shpallur pandemi globale.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

“Qeveria s’preket”/ Rama: Protesta e djeshme ishte e dhunshme

Kryeministri Edi Rama tha se protesta e djeshme e opozitës ishte e njëjtë me atë të së shtunës. Ai shtoi se pjesë e saj...

Ja çfarë duhet të bëni para se të pësoni infarkt!

Të gjithë e dimë që ataku në zemër nuk mund të parashikohet, megjithatë ka disa këshilla të dobishme të cilat mund t’ju shpëtojnë jetën,...

Gjenerali serb, tregon se si do i kundërpërgjigjen Prishtinës

  Është e ligjshme që Serbia në mënyrë aktive të mbrojë interesat e saj në Kosovë në periudhën e ardhshme, dhe të mos lejojë dhunën...

Së fundi

COVID-19: Numri i vdekjeve në Mbretërinë e Bashkuar rritet në 5.373

Mbretëria e Bashkuar ka raportuar 439 raste të reja të vdekjeve që ndërlidhen me koronavirusin e ri (COVID-19). Sipas Departamentit të Shëndetësisë dhe Kujdesit Social,...

Korisha futet në karantinë, testohen 25 persona që patën kontakt me 70-vjeçaren e ndjerë

Një burrë 59 vjeç dhe një grua 70 vjeçe janë dy viktimat e fundit në Kosovë, të cilët kanë ndërruar jetë gjatë 24-orëve të...

Turqi, rritet në 649 numri i të vdekurve nga COVID-19

Turqia ka informuar për rastet e reja të koronavirusit të ri (COVID-19), përderisa vazhdon përpjekjet për të frenuar përhapjen e virusit. Ministri i Shëndetësisë së...