Gjermani, policia regjistron 578 krime islamofobike këtë vit

Policia e Gjermanisë ka regjistruar 578 krime të urrejtjes kundër muslimanëve midis janarit dhe shtatorit të këtij viti.

Në përgjigje të pyetjes parlamentare, Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se të paktën 40 muslimanë u plagosën në sulmet e kryera kryesisht nga ekstremistët e djathtë.

Partia e Majtë në opozitë, e cila parashtroi pyetjen parlamentare, ka paralajmëruar kundër rritjes së fushatës së urrejtjes dhe dhunës kundër muslimanëve në vend.

Rreth 27 muslimanë u plagosën në sulme midis janarit dhe shtatorit të vitit të kaluar.

Gjermania ka dëshmuar rritje të islamofobisë dhe urrejtjes së emigrantëve në vitet e fundit, të shkaktuar nga propaganda e partive të ekstremit të djathtë dhe populiste, të cilat kanë përdorur frikën mbi krizën e refugjatëve dhe terrorizmit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi