5.5 C
Tirana

Gjermani, pasojat e koronavirusit: Mishi mund të shtrenjtohet!

Më datë:

Shpërthimi i koronavirusit në disa thertore detyroi qeverinë gjermane të vendosë që prej fillimit të vitit 2021 të mos ketë më kontrata si ato të tanishmet në industrinë e mishit.

Fuqia e lirë punëtore nga Polonia dhe Rumania është përballur për nëj kohë të gjatë me kushte të rënda jete, të cilat nuk janë përmirësuar pavarësisht paralajmërimeve dhe kërkesave. Kushtet për punë e konkurrenca në industrinë e mishit, të cilin gjermanët e duan aq shumë, janë të vështira.

Por me shpërthimin e pandemisë, thotë DW, duket se do të bëhet e mundur ajo që nuk u realizua ndër vite: përmirësimi I kushteve të punëtorëve në industrinë e mishit. Janë ngritur zërat ndërkohë që ankohen se gjendja është e njëjtë edhe në shumë fusha të tjera, si në ndërtimtari për shembull. Po a mund të ketë ndalime ligjore vetëm për industrinë e mishit? Për këtë po pritet reagimi i Gjykatës Kushtetuese.

Kontrollet kanë qenë shumë të dobëta më parë se ka pasur mangësi të fuqisë punëtore. Por ndërkohë gjermanët që hanë me kaq dëshirë produkte të mishit, nuk duhet të befasohen, nëse shumë shpejt, mishi do të shtrenjtohet, thotë Jens Thurau, I cili kujton se në Gjermani, njerëzit paguajnë më pak për ushqime, krahasuar me vendet e tjera.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tiranë/ 7-vjeçari humb jetën në aksident, shoferi arratiset

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë. Një...

Rrjoll, protestuesit futen në kantier, policia përballet me banorët me skafandra

Banorët e Rrjollit kanë protestuar edhe sot kundër ndërtimit...

U hodh në kanionet e lumit Osum, vijojnë kërkimet për shtetasin e humbur

Në kanionet e lumit Osum në Skrapar po vijojnë...

Balluku në qendër të diskutimeve, socialistët mblidhen këtë javë

Më 26 shkurt, në orën 11:00, grupi parlamentar i...