Gjermani, miratohet testi klinik për vaksinën kundër COVID-19

“Autorizimi është rezultat i një vlerësimi të kujdesshëm të profilit të rrezikut/përfitimeve të vaksinës së mundshme”, deklaroi autoriteti rregullatorë gjerman-Instituti Paul Ehrlich, në një njoftim për shtyp.

CureVac do të fillojë të testojë vaksinën e saj eksperimentale në ditët e ardhshme, në disa spitale në Gjermani dhe Belgjikë, tha kompania.

Ky do të jetë testi i 11-të i autorizuar klinik në të gjithë botën për një vaksinë të mundshme kundër COVID-19.

“Vaksina e mundshme mRNA të CureVac përdor nukleotidet pa modifikime kimike në mRNA dhe është krijuar për të siguruar një aktivizim të fortë dhe të ekuilibruar të sistemit imunitar. Pra, mRNA kodifikon proteinën me gjatësinë e plotë të SARS-CoV-2 dhe është formuluar me nanopartikulat e lipideve (LNP)”, theksoi kompania.

Në pjesën e parë të autorizuar të testimit klinik, do të vaksinohen 144 vullnetarë të shëndetshëm të moshës midis 18 dhe 60 vjeç, për të përcaktuar dozën optimale dhe për të vlerësuar sigurinë e vaksinës tek njerëzit.

Autoriteti rregullator gjerman tha se pret përparim të mëtejshëm në hulumtimin e vaksinës kundër COVID-19 në muajt e ardhshëm.

“Instituti Paul-Ehrlich është i sigurt se testimet shtesë klinike të vaksinës së mundshme kundër COVID-19 do të fillojnë në Gjermani në muajt e ardhshëm. Lufta kundër pandemisë do të kërkojë më shumë se një produkt vaksinimi”, theksoi kompania.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi