Gjermani, karantinë dy javore për të gjithë që vijnë nga jashtë

Më datë:

Të gjithë personat që vijnë në Gjermani nga jashtë do t’i nënshtrohen një karantine dy javore, njoftuan sot mediat.

Agjencia gjermane e lajmeve DPA raportoi se “kabineti i krizës” i kancelares Angela Merkel sot përgatiti udhëzime të reja për të luftuar koronavirusin.

Gjermanët, shtetasit e BE-së dhe shtetasit e vendeve të treta që vijnë në vend nga jashtë duhet të qëndrojnë në karantinë për dy javë, thuhet në raport.

Diplomatët, mjekët dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor janë të përjashtuar nga kërkesa.

Rastet e konfirmuara me koronavirus (COVID-19) në vend tejkaluan sot shifrën 100 mijë me 1.500 vdekje.

Gjermania aktualisht ka numrin e katërt më të lartë të rasteve të koronavirusit në botë, pas SHBA-ve, Spanjës dhe Italisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

NATO sot feston 77-vjetorin! Begaj: Shqipëria, kontribuese krenare për sigurinë euroatlantike

Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) shënon...

“Merja” nën hetim, 4 tonë produkte pa etiketë dhe pa origjinë të deklaruar

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) njofton se, pas një...

Dy makina luksoze të vjedhura jashtë vendit sekuestrohen në Tiranë, nën hetim 2 persona

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme...

Presidenca në Kosovë, Osmani mbyll mandatin dhe ia kalon detyrën Haxhiut

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot, më...