Gjermani, 3 persona të plagosur nga shpërthimi i një bombe të Luftës së Dytë Botërore

Tre persona u plagosën, njëri në gjendje të rëndë, si pasojë e shpërthimit të një bombe të Luftës së Dytë Botërore gjatë punimeve të shpimit në kantierin e Hekurudhave Gjermane (Deutsche Bahn) në Mynih të Gjermanisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e bërë nga policia, thuhet se pas shpërthimit të ndodhur në afërsi urës Donnersberger, shërbimet e trenit janë ndalur dhe zona është rrethuar.

Në një deklaratë për shtyp, ministri i Punëve të Brendshme të Shtetit të Bavarisë, Joachim Herrmann, tha se një bombë 250 kilogramë e hedhur nga një aeroplan në Luftën e Dytë Botërore shpërtheu gjatë punimeve të shpimit dhe është duke vazhduar hetimi për ngjarjen.

Herrmann tha se si pasojë e shpërthimit tre persona u plagosën, njëri prej tyre në gjendje kritike.

Pas shpërthimit që ndodhi në një zonë afër stacionit qendror të trenit në Mynih dhe u dëgjua nga disa kilometra larg, në vendngjarje u dërguan shumë zjarrfikës dhe ambulanca, ndërsa një helikopter policie bëri fluturim patrullimi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi