Gjenerata e sotme, më e shëndosha në histori

 

 

Nëse keni menduar se trendet e reja të të ushqyerit me produkte të shëndetshme do të sillnin zgjidhjen e problemit të obezitetit, e keni menduar gabim.

Duke u bazuar një studim të ri nga Qendra Kërkimore e Kancerit në Mbretërinë e Bashkuar, gjenerata e ‘mijëveçarit’ është gjenerata më e shëndoshë në historinë e njerëzimit.

Ky studim tregon se gati 75% e kësaj gjenerate do të jetë obeze kur të arrijë moshën 40 vjeçare.

Kjo është një rritje me gati 54% krahasuar me gjeneratën e prindërve të tyre.

Shteti me përqindjen më të lartë të obezitetit, dhe rrjedhimisht të këtij trendi, është Amerika e cila është dhe kambana e alarmit për këtë trend jo të shëndetshëm.

Të qenurit mbi peshë është tashme faktori i dytë më i rrezikshëm për krijimin e kancerit, pas duhanit.

Bazuar në statistikat botërore, kjo gjeneratë është shume keq në përllogaritjen e kalorive që konsumon në ditë.

Ky studim tregon se shumica e njerëzve e nënvleftëson sasinë e kalorive që konsumojnë.

Prandaj, kujdes së çfarë konsumoni. Jeta juaj varet nga kjo gjë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi