Gjeneralja e parë shqiptare me dy yje Manushaqe Shehu shkruan historinë 109-vjeçare të ushtrisë, rrëfehet ekskluzivisht: Uniformën e kam të shenjtë!

Manushaqe Shehu, është gruaja e parë që bëhet Gjeneral Majore në historinë 109 vjeçare të Forcave të Armatosura, thotë se ia dedikon suksesin, mbështetjes së familjes por edhe vartësve dhe eprorëve të saj. Karriera e saj në Forcat e Armatosura ka nisur para tre dekadash.

Sot ka hapur një epokë ka shkrirë kufijtë dhe ka bërë çdo vajzë dhe grua me uniformë të ëndërrojë majën e karrierës, thotë se gjithçka mund të arrihet me pune dhe pasion.

Dëshira e saj është që katër gra me gradën kolonele të ndjekin rrugën e saj të mbushur me pasion dhe përkushtim.

Nënë e dy fëmijëve, Gjenerale Shehu thotë se mbështetja e familjes së saj ka qenë thelbësore për suksesin e deritanishëm në karrierë.

Gjeneral Majore Shehu ka qene pjesëmarrëse në stërvitje të përbashkëta me vende anëtare të NATO-s dhe po ashtu aktiviste dhe drejtuese e nismave në ndihmë të grave ushtarake dhe civile të Forcave të Armatosura në Shqipëri dhe në rajon.

Gjithë karriera e saj ushtarake karakterizohet nga disiplina, vullneti i hekurt dhe krenaria.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi