Gjendet pa shenja jete në një kanal 51-vjeçari në Vlorë

Një 51 vjeçar është gjetur i vdekur në fshatin Alikok në Vlorë.

Policia bën me dije se shtetasi me inicialet A. K, me vendbanim në Kukës, është gjetur pa shenja jete në një kanal me ujë.

Nuk janë konstatuar shenja dhune. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

“Rreth orës 10:30, në fshatin Alikok, është gjetur pa shenja jete, në një kanal me ujë, shtetasi A. K., 51 vjeç, me vendbanim në Kukës.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.”, njofton policia.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi