Policia e Durrësit njofton se shtetasi me inicialet A.H, i moshës 54 vjeç është gjetur i pajetë në një kanal kullues në afërsi të ish-Repartit Ushtarak.
Policia informon se pas kërkimeve të kryera nga shërbimet e Policisë dhe nga palombarët e Reneas, u gjet trupi i pajetë i 54-vjeçarit, në një kanal kullues në afërsi të ish-Repartit Ushtarak. Paraprakisht dyshohet se shtetasi A. H është marrë nga rrjedha e ujit.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon në drejtimin e Prokurorisë, për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e rastit.


