Gjen prindërit 33 vite pasi e braktisën në tualetin e aeroportit!

Një burrë që u braktis kur ishte foshnje në aeroportin e Gatwick më shumë se 30 vite më parë ka gjetur prindërit e tij.

Steve Hydes u braktis në terminalin jugor të aeroportit në vitin 1986 kur ishte vetëm 10 ditësh dhe u gjet i mbështjellë me një batanije në tualetin e grave.

Hydes kaloi 15 vite duke u përpjekur të gjente familjen dhe vetëm tani, pasi gjenealogët testuan mostrat e ADN-së, zbuloi se nëna e tij ka vdekur ndërsa babai është ende gjallë.

Pasi kontaktoi me babain, Hydes zbuloi se kisha motra dhe vëllezër që nuk e dinte se ekzistonin.

“Fatkeqësisht nëna ime ka vdekur dhe nuk jam në gjendje të zbuloj se çfarë ka ndodhur dhe pse,”-shkroi ai në një postim në Facebook, ndërsa zbuloi lajmin e gjetjes së familjes së tij.“Megjithatë gjeta babain dhe motrat e vëllezërit e mi që nuk e dinin për ekzistencën time.”

Pasi u braktis, 33-vjeçari u vendos në një jetimore dhe më pas u birësua nga një familje, ku u rrit me tre motra.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi