Gjashtë shtetet e Detit të Kuq zhvillojnë manovër ushtarake

Manovra ushtarake midis gjashtë vendeve të Detit të Kuq filloi sot në Arabinë Saudite, njofton agjencia zyrtare saudite e lajmeve SPA.

Manovra “Vala e Kuqe 1” ka bashkuar forcat detare të Arabisë Saudite, Egjiptit, Jordanisë, Sudanit, Jemenit dhe Xhibutit, ndërsa në cilësinë e vëzhguesit merr pjesë edhe Somalia.

“Manovra ka për qëllim forcimin e sigurisë detare të vendeve që kufizojnë Detin e Kuq, të mbrojë ujërat territoriale, të përmirësojë bashkëpunimin ushtarak dhe të shkëmbejë ekspertizën luftarake”, tha komandanti i flotës perëndimore të Arabisë Saudite, gjeneral majori Saqr bin Mohammed al-Harbi.

Manovra ushtarake është planifikuar të zhvillohet deri të enjten.

SPA nuk zbuloi detaje të mëtejshme rreth numrit të forcave të përfshira në manovër.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi