Gigi Hadid zbulon më në fund emrin e vajzës së saj

Prej muajsh e dimë që Gigi Hadid solli në jetë vajzën e saj pikërisht gjatë Milan Fashion Week të shtatorit. Tani modelja na bën me dije, duke ju përgjigjur një seri pyetjesh ndjekësve të saj, se ka zbuluar pikërisht që ishte shtatzënë në ditën e parë të sfilatës së Tom Ford, që është mbajtur në 7 shkurt të 2020. Së fundmi ajo postoi foto të saj në pasarelën e Parisit për Jacëuemus, në 17 janar, duke pranuar që e vogla ishte në barkun e saj në atë kohë, por ajo ende nuk e dinte.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

‘Më vinte aq shumë për të vjellë në backstage, por më pas kuptova që arrija ta mbaja situatën në kontroll duke ngrënë vazhdimist. Kështu ime më, më sillte vazhdimisht snack në çdo show’, ka deklaruar Gigi Hadid. Zakonisht modelja është shumë e rezervuar në çdo gjë që ka lidhje me jetën e saj private, por Hadid duket se shpengohet pak në rrjetet sociale dhe papritur ka zbuluar edhe emrin e vajzës së saj. Prej pak orësh në biografinë e saj në Instagram janë shfaqur fjalë Khai’s mom” “Mami i Khai”.

Emri me origjinë arabe mund të jetë një nderim për gjyshen e saj nga babai, që quhej Khairiah. Ndër të tjera për Gigi Hadid dhe të dashurin e saj Zayn Malik, kjo zgjedhje kishte një tjetër rëndësi. Khai do të thotë ‘i kurorëzuar’ ndërsa mbiemri i babait, Malik do të thotë ‘mbret’, kështu emri dhe mbiemri i të voglës së porsalindur, Khai Malik përkthehet, ‘mbretëreshë e kurorëzuar”. I ekzagjeruar apo i duhuri ky emër për të dy yjet?

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi