Gazment Bardhi: Një tjetër kryebashkiak i PS-së i dënuar, po bëjmë verifikimet

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, tha në Abc News se, demokratët janë duke verifikuar një tjetër kryebashkiak socialist, për të cilin ka të dhëna se është i dënuar më parë.

Bardhi theksoi se, nuk po e bëjnë ende publik emrin e tij, pasi duan që të bëjnë verifikimet deri në fund.

Sekretari i PD-së, foli edhe për dosjen “184”, mbi blerjen e votave në zgjedhjet lokale të vitit 2016 që, u soll nga Dibra në SPAK dhe sërish u dërgua në qytetin veri-lindor. Sipas tij, prokuroria e Dibrës nuk ka kapacitet që të hetojë këtë dosje.

“Dosja 184 është voluminoze janë me orë të tëra përgjime, shumë më shumë se c’ka nxjerr Bild. Ai nuk e heton këtë dosje, ku kanë përgjegjësi penale zyrtarët e lartë. Brenda 30 minutash thotë se nuk e hetojmë duhet ta hetojë prokuroria e Dibrës. Çdo jurist e di si duhet të paktën një periudhë 2-3 javore për të shqyrtuar materialet, por ai refuzon ta marrë në shqyrtim. Arben Kraja i SPAK ka vendosur ta varrosë dosjen që do të çonte në burg zyrtarët e lartë të PS-së. Prokuroria e Dibrës, ku ka ngecur tashmë kjo dosje nuk merr dot vendim për të ngarkuar me përgjegjësi penale Ulsi Manjën, Pjerin Ndreun që janë zyrtarë të lartë dhe jo zyrtarë lokal të Dibrës”, tha Bardhi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi