Gazetari kroat “tërbon” serbët, publikon foton me raki shqiptare dhe duke bërë shqiponjën

Gazetari i njohur kroat, Velimir Bujanec, ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale duke bërë shqiponjën dhe prezantuar shishen e rakisë “Skënderbeu”.

Në këtë mënyrë ai ka përshëndetur serbët, të cilët siç thotë ai e kanë kërcënuar ditët e fundit.

“Përshëndetje të mëdha të gjithë serbëve që më kërcënuan këto ditë. Rroftë shteti i pavarur i Kosovës! Rroftë heronjtë e UÇK-së!

Ekstremistët e Serbisë së Madhe u shqetësuan seriozisht nga mbështetja ime për opozitën patriotike në Malin e Zi … me një gotë Skënderbeu për nder të të gjithë shqiptarëve trima që dhanë jetën për të mbrojtur Vukovarin, Kroacinë dhe shtetin e pavarur të Kosovës”, ka shkruar ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi