Gaza, java e shtatë e demonstratave paqësore, 15 të lënduar

Të premten e shtatë me radhë, mijëra palestinezë u mblodhën sot në kufirin lindor të Rripit të Gazës me Izraelin, në kuadër të demonstratave të vazhdueshme paqësore antiokupuese.

Në një deklaratë, Ashraf al-Qidra, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, tha se që nga mesdita, të paktën 15 demonstrues janë lënduar nga trupat izraelite të vendosura përgjatë anës tjetër të rrethimit kufitar.

“Një gazetar pësoi plagë të lehta pasi u godit në këmbë nga një bombë me gaz”, tha ai.

Sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga fillimi i demonstratave kufitare më 30 mars, të paktën 47 palestinezë janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur me armë zjarri nga forcat izraelite ndërkufitare.

Protestuesit kërkojnë “të drejtën e kthimit” në Palestinën historike, nga e cila u dëbuan në vitin 1948 për t’i hapur rrugën krijimit të shtetit të ri të Izraelit.

Tubimet do të kulmojnë më 15 maj, të martën e ardhshme, e cila do të shënojë 70 vjetorin e krijimit të Izraelit, ngjarje që palestinezët i referohen si “Nakba” ose “Katastrofa”./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi