13.5 C
Tirana

Gati dy mijë inspektime për sigurinë e produkteve joushqimore në vitin 2025

Më datë:

Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (IShMT) zhvilloi gjatë vitit 2025 gjithsej 1959 inspektime për sigurinë e produkteve joushqimore në treg.

Në një njoftim për mediet, Inspektorati pasqyron rezultatet e punës gjatë vitit 2025.

“Gjatë vitit 2025, Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut ka kryer 1959 inspektime me fokus garantimin e sigurisë së produkteve joushqimore, në mbrojtje të konsumatorëve dhe në zbatim të kritereve ligjore”, bën të ditur IShMT.

Sipas njoftimit, nga këto inspektime janë realizuar 1922 inspektime të programuara dhe 451 inspektime mbi bazë ankese, ndërsa janë vendosur 69 masa administrative.

Inspektimet sipas sektorëve ndahen si më poshtë: 171 në sektorin e produkteve mekanike, 827 në sektorin metrologjik, 377 në sektorin kimik dhe 584 në sektorin elektrik. Gjithashtu, janë trajtuar 85 ankesa.

“Siguri në treg, mbrojtje për çdo konsumator”, përfundon njoftimi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sali Berisha: Nesër është dita e gjykimit!

https://www.youtube.com/live/cRvW8okadr8?si=T3kWTOVJzqkL5t9Y&t=238 Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë në...

Vrasja me çekiç e Petrit Ndout në Krujë, lihen në qeli tre të dyshuarit

Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar këtë të premte...

Drogë në burgun e Elbasanit, arrestohen tre persona

Tre persona kanë përfunduar në pranga pas një hetimi...

Nuk zbardhi vendimin në kohë, Lamallari kërkon hetimin e gjyqtares: Penalizoi të dënuarin

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari i është drejtuar Inspektorit...