7.5 C
Tirana

Gardisti qëlloi veten me armën e shërbimit në banesë, policia jep detaje

Më datë:

Një efektiv i Gardës së Republikës tentoi t’i japë fund jetës me armën e shërbimit paraditen e kësaj të marte, në zonën e Qytetit Studenti.

Lidhur me ngjarjen e rëndë Policia e Tiranës dha detajet e para për mediat duke theksuar se gardisti që qëlloi veten është H.H, 37 vjeç.

Ai është dërguar me urgjencë në spital por gjendja e tij shëndetësore ende nuk dihet.

Njoftimi i Policisë

Më datë 15.10.2024, në Qytet Studenti, në banesën e tij, ka qëlluar veten me armë zjarri, shtetasi H. H., rreth 37 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës.

37-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

PD kërkesë qeverisë: Të shpallet gjendja e jashtëzakonshme në 7 qarqe

Partia Demokratike kërkoi sot që qeveria të shpallë gjendjen...

Stamboll, përmbysen disa varka përgjatë bregdetit për shkak të stuhisë të fortë

Në rajonin Tuzla të Stambollit, disa varka të ankoruara...

Balluku në Novoselë: Duhen marrë masa para se situata të agravojë

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ndodhet në Novoselë, në një nga...