Futet për t’u larë, vdes pushuesi i moshuar në Spille

Një i moshuar ka ndërruar jetë sapo është futur në ujë në plazhin e Spillesë në Kavajë.

Sipas informacionit paraprak të policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, ku shtetasi M.K., rreth 72 vjeç, banues në Elbasan, është futur në det dhe dyshohet të ketë pësuar arrest kardiak e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Trupi i pa jetë i 72 vjeçarit është nisur drejt morgut të Spitalit Rajonal të Durrësit për të mësuar shkakun që i mori jetën pushuesit nga elbasani.

Nga kjo ngjarje e rëndë është tronditur edhe bashkëshortja e viktimës e cila është duke u mbajtur në vëzhgim nga mjekët pasi ka pësuar një gjendje të fikti.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi