Futbollisti i Arsenalit përfshihet në aklsident, “shkatërron” makinën e tij luksoze

Futbollisti i Arsenalit, Ainsley Maitland-Niles, është përfshirë dje pasdite në një aksident ndërsa lëvizte me makinën e tij luksoze prej 120 mijë euro.

Ai u përplas me një makinë tjetër ndërsa mësohet se pati të lënduar nga aksidenti.

Ne jemi në dijeni të një aksidenti automobilistik që përfshiu Ainsley Maitland-Niles. Ai është i padëmtuar dhe në shtëpi”, tha një zëdhënës i Arsenalit.

Ishte një aksident tronditës dhe dukej si një masakër e plotë në vendin e ngjarjes. Ndërsa po kalonim, u habitëm kur pamë Maitland-Niles buzë rrugës. Dukej sikur ishte mirë, ai ishte ulur dhe mbante në dorë telefonin e tij, por makina e tij ishte një prishur”- tha nje burim.

Shoferja e moshuar e makinës tjetër u pa gjithashtu nga automjeti i saj dhe po mbështetej nga zjarrfikësit në momentet pas përplasjes.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi