Fustani i Princeshës Diana shitet për më shumë se një milion euro në ankand

jë fustan i veshur nga Princesha Diana në 1985 u shit për 11 herë çmimin e tij origjinal.

Fustani i zi i mbrëmjes u shit në një ankand në Hollywood për 1,150,000 euro. Ky është rekordi për shitjen e pjesëve të modës të veshura nga princesha.

Fustanin e vlerësuar rreth 100 mijë euro, Princesha Diana e veshi në Firence në vitin 1985 në një darkë. Ajo ishte në shoqërinë e burrit të saj të atëhershëm, Princit Charles, i cili tani është mbreti britanik.

Më pas ajo e veshi përsëri në një koncert të orkestrës simfonike në Vankuver, Kanada një vit më vonë. Ai është bërë nga një pëlhurë e përzgjedhur nga tregtari i famshëm i tekstilit Jakob Schlefr, mbi të cilin janë qëndisur me kujdes yjet.

Fustani është punuar me dorë nga ekipi i dizajnit të krijuesit Jacques Azaguri.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi