Fushata pro Brexit-it, shkeli ligjin elektoral

Grupi “Vote Leave”, që kryesoi fushatën pro “Brexit”-it në referendumin e 2016 është gjobitur me 61 mijë paund dhe është paditur në polici pas një hetimi të komisionit elektoral, që doli në përfundimin se ai ka shkelur ligjin zgjedhor.

Komisioni tha se grupi kishte tejkaluar me 7 milionë paund limitin e përcaktuar duke kanalizuar rreth 675 milionë paund tek grupi i të rinjve pro “Brexit”-it, “BeLeave”. Themeluesi i “BeLeave”, është gjobitur me 20 mijë paundë dhe është paditur në polici bashkë me drejtuesin e “Vote Leave”, David Halsall.

“Vote Leave”, tha se raporti është i pasaktë dhe politikisht i motivuar. Fushata “Vote Leave”, që kryesohej nga Boris Johnson dhe Michael Gove, fitoi garën duke u bërë zyrtarisht drejtuesja e fushatës pro “Brexit”-it në referendumin e 2016 nëse Britania duhej apo jo të qëndronte në Bashkimin Europian.

Rezultati i referendumit ishte 51.9 për qind pro largimit dhe 48.1 për qind pro qëndrimit në BE. Britania e madhe ndërkohë pritet të dalë zyrtarisht nga blloku mesnatën e 29 marsit 2019./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi