Frymëzuese edhe për Shqipërinë: avokati që pastroi një plazh nga mbi 4 milion kg plehra (video)

Avokati Afroz Shah gjithnjë e ka dashur detin dhe plazhin. Por kur një ditëi u kthye në qytetin e tij të lindjes në Mumbai të Indisë, me det e plazh gjithashtu, pa se vendi ku dikur ai argëtohej si fëmijë buzëdetit ishte mbushur me plehra. Në atë moment vërtet iu thye zemra, por nuk mbeti me kaq.

Ai e kuptoi se duhej të bënte diçka dhe nisi ta pastronte vetë plazhin me duart e zhveshura. Por shpejt e kuptoi se nuk do të kishte sukses vetëm dhe jo vetëm nga masa gjigande e plehrave. Ndaj, mblodhi lagjen dhe nisi t’i ndërgjegjësojë ata më parë mbi dëmet e një ndotjeje të tillë, sidomos dhe ndaj kafshëve të detit, posaçërisht breshkave. Disa e dekurajonin ame fjalët që plazhi kurrë nuk do mund të pastrohej, por ai nuk u dorëzua.

Ai nisi të angazhojë akoma dhe më shumë vullnetarë, përfshirë dhe ata nga lagjet e varfëra.

Për 61 javë ata pastruan 4.2 milion kg plehra. Kombet e Bashkuara e shënuan këtë “projektin më të madh në botë për pastrimin e plazhit”.

Dhe ky pastrimi pati një efekt gati magjik mbi kafshët. Për herë të pare, pas njëzet viteve, breshkat e detit erdhën në plazh për të hedhur vezë.

Afros, i cili është krenar për gjithë çfarë arriti me ata njerëz, tani është angazhuar në një kuazë që njerëzit në mbarë botën të fillojnë të bëjnë të njëjtën gjë.

Do ishte mirë që avokati indian të vinte në Shqipëri dhe t’u mësonte shqiptarëse se nuk mjafton të denoncosh të keqen, duhet dhe të përveshësh mëngët për ta luftuar atë dhe jo vetëm në rastin e plehrave. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi