Francë: thikë gruas muslimane në sy të burrit e fëmijëve

Një grua muslimane me shami u godit me thikë para burrit dhe fëmijëve të saj të moshës 3 dhe 12 vjeç, ngjarje e ndodhur në qytetin Sury-le-Comtal në jug të Francës.

Sipas gazetës Le Parisien, ky incident, i cili shkaktoi shumë vëmendje të publikut, ka ndodhur dy net më parë.

Gruaja u plagos rëndë dhe u dërgua me shpejtësi në spital, ku iu nënshtruar një kurimi intensiv.

Mediat lokale raportojnë se sulmuesi është një 59-vjeçar, i cili ka qenë nën ndikimin e alkoolit. Ai u kap menjëherë pas incidentit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi