Francë, protesta në Paris kundër dhunës policore

Në Paris u organizuan protesta me rastin e vdekjes së një personi, për të cilin protestuesit përgjegjëse e konsiderojnë policinë.

Gjatë protestave kundër dhunës policore të organizuara në Argenteuil ndodhën përleshje midis protestuesve dhe pjesëtarëve të forcave të sigurisë.

Protestuesit hodhën mjete prioteknike dhe i vunë zjarrin kontejnerëve të mbeturinave dhe një stacioni të autobusit, të cilës policia iu kundërpërgjigj me gaz lotsjellës.

Në Argenteuil para ca ditësh një motoçiklist 18-vjeçarë u përplas me shtyllën elektrike dhe pësoi lëndime serioze për jetën. Ai vdiq pasi u transportua në spital. Dëshmitarët për mediat franceze janë shprehur se një makinë civile e policisë ia preu rrugën të riut dhe u përplas me të.

Megjithatë, policia theksoi se nuk ka pasur kontakt me motoçiklistin.

Protesta janë mbajtur gjithashtu dhe në Villeneuve-la-Garenne të Parisit, muajin e kaluar pas deklaratave se policia është përgjegjëse për plagët që pësoi motoçiklisti.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi