https://www.aiguillealpine.co.uk/http://perpustakaan.unla.ac.id/wp-includes/MESINSLOT/https://cafesach.com.vn/https://shootless.nl/http://www.smartiming.co.uk/https://thali.pl/https://www.contraloriapereira.gov.co/https://fia.ui.ac.id/-/stoto/https://iac.ui.ac.id/qris/https://stroumfaki.gr/https://nipscollege.co.ke/https://memorialsignworld.com/https://healthcareinkenya.com/https://bayscaffolding.co.nz/https://www.prottoy.cu.ma/https://ideasvibe.com/https://www.ffl.si/https://fhunizar.ac.id/https://sgs.sheratongrandesukhumvit.com/https://disability.ui.ac.id/maxwin/https://www.fodecc.cm/https://shiki.cu.ma/https://www.fodecc.cm/Samuel-Donatien-Nengue/https://nfd.com.tr/https://eedesign.co.uk/https://defender.org.br/https://fosfobox.com.br/http://estima.xgeo.pl/
Franca u bën thirrje gazetarëve të mos udhëtojnë në Siri - Drita Tv

Franca u bën thirrje gazetarëve të mos udhëtojnë në Siri

Ministria e Punëve të Jashtme e Francës u ka bërë thirrje organizatave franceze të medias që të mos dërgojnë gazetarë në Siri dhe u kërkoi gazetarëve të kthehen menjëherë duke patur parasysh përshkallëzimin e dhunës, veçanërisht në Gutën Lindore dhe Afrin.

“Duke iu referuar rritjes së dhunës në Siri, veçanërisht në Gutën Lindore dhe në rajonin e Afrinit ne do të ishim mirënjohës nëse do të hiqni dorë nga ndonjë plan për të shkuar në këtë vend apo për të dërguar gazetarë atje”, tha Agnes Von der Muhil, zëdhënësja e Ministrisë të Jashtme në një letër zyrtare dërguar anëtarëve të medias në Francë.

“Siç e dini, çdo udhëhtim në Siri është formalisht i dekurajuar dhe ata gazetarë francezë që ndodhen ende atje u bëj thirrje të largohen menjëherë”, tha ajo.

Thirrja e ministrisë franceze vjen pak orë pasi shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Francës, Francois Lecointre, tha se Franca kishte burimet e nevojshme për të kryer një ndërhyrje ushtarake në Siri në mënyrë të pavarur ose me partnerët e saj amerikanë.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, të hënën tha se vendi i tij do të ishte gati të godiste nëse gjente “prova të pakundërshtueshme” se armët kimike ishin përdorur për të vrarë civilë në Siri.

“Ditën kur ne, në veçanti së bashku me partnerët tanë amerikanë kemi dëshmi të pakundërshtueshme se vija e kuqe është tejkaluar, domethënë përdorimi i armëve kimike në efekt vdekjeprurës, ne do të bëjmë tani atë që amerikanët bënë më shumë se disa muaj më herët. Ne do t’i vendosemi në një pozitë për të vazhduar me goditje në shenjestër”, deklaroi Macron gjatë një vizite në Indi.

Javën e kaluar, një komision hetimor i OKB-së lëshoi një raport duke akuzuar regjimin sirian për kryerjen e krimeve të luftës në Gutën Lindore, një periferi e kontrolluar nga opozitarët në Damask, përmes përdorimit të armëve kimike mbi civilët, duke shkaktuar uri masive dhe duke parandaluar evakuimet mjekësore./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi