“Fraktura e humbje shikimi”, ish-deputetët e PD me të plagosurit

Ish-deputetët e Partisë Demokratike, Luan Baçi, Albana Vokshi, Bardh Spahia dhe Tritan Shehu pak pas përfundimit të protestës së opozitës sot, kanë vizituar në spital disa nga të plagosurit gjatë protestës.  Përmes një postimi në ‘Facebook’, Baçi shkruan se të paktën dy persona janë plagosur rëndë gjatë përplasjes me policinë dhe se njëri nga ata rrezikon rëndë shikimin.

Nga ana tjetër, Vokshi e shqëruar nga kolegët Spahia dhe Shehu shfaqen në spital pranë një tjetër të plagosuri, i cili sipas PD-së është Eduard Shosha, 50-vjeç dhe ka dy brinjë të thyerja nga goditja me ujë me presion.

Postimi i deputetit Luan Baçi në Facebook

  • foto galeri
  • foto galeri

Brutaliteti i policisë, me përdorimin e lëndëve helmuese, mbi protestuesit ka sjellë dëmtime serioze për ta.
Junta ushtarako-policore e Ramës ka ushtruar dhunë dhe ka goditur qytetarët.
Kodhel Çala është sulmuar nga afër me pistoletë lënd-hedhëse, drejt e në sy.

Ka humbje shikimi dhe komplikacione në frymëmarrje.
Flamurmbajtësi, i veshur me simbolet e flamurit, Ago Nuhaj, goditet dhe ai.
Gjendja shëndetësore është e agravuar me shikimin dhe frymëmarrjen.
Ky është regjimi i “hajdutit” psiqik.
Fundi është afër!

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi