Anila Ndoka Prendushi, 44 vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa po merr trajtim në reanimacionin e Spitalit të Shkodrës. Nga informacionet paraprake, u tha se Anila u qëllua me armë në kokë nga bashkëjetuesi i saj, Kolë Manaj, 34 vjeç, ndërsa ende nuk është bërë e ditur zyrtarisht nga policia.
Sakaq, 44-vjeçarja mësohet se është nënë e tre fëmijëve dhe se ishte e divorcuar prej 6 vitesh.
Pas ndarjes nga ish-bashkëshorti, Anila Prendushi mësohet se kishte nisur bashkëjetesën me të dashurin e saj 10 vite më të vogël, Kolë Manaj.

Ata, sipas informacioneve, mësohet se qëndronin bashkë prej 5 vitesh. Ndërsa ende nuk dihet se kush është shkaku që e ka shtyrë 34-vjeçarin drejt këtij krimi të rëndë.
Anila punon si edukatore dhe ngjarja ka ndodhur ne brendësi te automjetit tip ‘Tiguan’, që është në pronësi të 44-vjeçares.
Viktima dhe e plagosura mësohet se nuk janë banorë të zonës. Nga veprimet e para rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme të shkaktuara nga armë zjarri. Në brendësi të automjetit është gjetur një armë zjarri pistoletë. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Sipas burimeve nga Spitali i Shkodrës, Anila Prendushi (Ndoka) ka një plumb në kokë dhe ndodhet ne reanimacion ndërsa 34-vjecvari Kole Manaj ka humbur jetën.