FOTO/ Përmbyset makina që drejtohej nga italiani

Një mjet me drejtues një shtetas italian për shkak të shpejtësisë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Gazetarja Shpresa Dine raporton për “Balkanweb” se ndërsa ka pasur dëme materiale, nuk ka pasur të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur një orë më parë në aksin rrugor Vrinë – Xarrë. Italiani që drejtonte mjetin që nuk ishte i vetëm në mjet ishte nisur drejt Qafë Botës për në Igumenicë e më pas për në Itali.

Ka shkuar në vendngjarje ekspertë të qarkullimit rrugor për të zbardhur shkaqet.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi