Forcat turke gjatë një jave neutralizuan 25 terroristë

Forcat turke të sigurisë javën e fundit neutralizuan 25 terroristë në mbarë vendin, bëri të ditur në një njoftim Ministria e Brendshme e Turqisë.

Sipas njoftimit, forcat e sigurisë kryen 1.187 operacione kundër terrorizmit më 18-25 dhjetor. Nga 25 terroristë të neutralizuar, katër u vranë, 15 u kapën të gjallë dhe gjashtë të tjerë iu dorëzuan forcave të sigurisë.

Gjatë operacioneve, u kryen 947 arrestime, përfshirë 209 të dyshuar për ndihmë dhe nxitje të terroristëve të PKK-së, 106 lidhur me DEASH-in, 617 të lidhur me FETO-n, organizatën terroriste që qëndron pas tentativës për grusht shteti të vitit të kaluar në Turqi, dhe 15 të tjerë të lidhur me grupet e majta terroriste.

Forcat e sigurisë gjithashtu arrestuan 3.358 të dyshuar gjatë operacioneve kundër drogës, ndërsa 106 migrantë të parregullt gjithashtu u ndaluan javën e kaluar.

Dyzet e nëntë strehimore dhe shpella të përdorura nga terroristët e PKK-së dhe 20 eksplozivë dhe mina të improvizuara u shkatërruan në shpërthimet e kontrolluara në provincat lindore dhe juglindore, si në Batman, Bingol, Diyarbakir, Mardin, Hakkari, Mus, Osmaniye, Tunceli, dhe Sirnak./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi