Ushtarët izraelitë me barriera hekuri kanë mbyllur rrugët hyrëse dhe dalëse në pesë vende në pjesën qendrore të Bregut Perëndimor të okupuar,(AA).
Sipas dëshmitarëve, forcat izraelite kanë vendosur barriera hekuri në rrugët kryesore në vendet Nebi Salih, Deyr Abu Meshal, Deyr Nizam, Abud dhe Sekba që gjenden në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor.
Ushtarët izraelitë nuk i kanë lejuar palestinezët të përdorin këto rrugë, duke mos theksuar arsyen.
Për shkak të kësaj, shumë palestinezë të cilët ishin në zonë duhej të përdornin rrugë alternative që janë shumë më të pafavorshme.
Televizioni izraelit “Kanal 12” raportoi të enjten më 6 shkurt se një ushtar izraelit ishte plagosur lehtë gjatë të shtënave në pjesën perëndimore të Ramallahut.