Forcat izraelite arrestuan 14 palestinezë në Bregun Perëndimor dhe Gaza

Të paktëm 14 palestinezë janë arrestuar gjatë bastisjeve që forcat izraelite të sigurisë i kryen mbrëmë në rajonin e Bregut Perëndimor të pushtuar dhe Gazën e bllokuar.

Ushtria izraelite njoftoi se nëntë palestinezë janë arrestuar gjatë bastisjeve të mbrëmshme në Bregun Perëndimor dhe se bëhet fjalë për “persona të dyshuar për përfshirje në aktivitete terroriste”.

Burimet lokale lajmërojnë se forcat izraelite arrestuan pesë palestinezë në Betlehem, ndërsa katër në Hebron. Paralelisht me këtë, forcat izraelite arrestuan edhe pesë palestinezë në kufirin jugor të Gazës.

Në njoftimin e ushtrisë theksohet se këto persona kanë qenë të paarmatosur.

Me qëllim të presionit shtesë dhe frikësimit të palestinezëve, forcat izraelite të sigurisë tashmë me muaj për çdo mbrëmje bastisin në vendbanimet e rajonit të Bregut Perëndimor të pushtuar.

Sipas të dhënave të institucioneve palestineze, në burgjet izraelite momentalisht gjenden së paku 6.000 palestinezë, përfshirë 51 gra dhe 250 fëmijë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi