Forcat irakiane operacione anti-terror në kufi me Arabinë Saudite

Forcat irakiane kanë nisur një operacion anti terror në jugperëndim të vendit, në kufirin me Arabinë Saudite.

Operacionet në zonën shkretëtinore kufitare janë iniciuar me qëllim të pastrimit të zonës nga pjesëtarët e organizatës terroriste DEASH.

Komandanti i operacionit në Enbar, Mahmud el-Fellahi konfirmoi për AA se në operacion marrin pjesë ushtria dhe policia të cilët kanë mbështeje ajrore nga forcat e koalicionit, ndërsa mbështetje tokësore kanë nga komunitetet fisnore. Qëllimi është të pastrohet shkretëtira Enbar nga terroristët e DEASH-it.

Forcat irakiane thonë se disa pjesëtarë të organizatës terroriste, pasi kanë ikur nga të gjitha qytetet irakiane, strehë kanë gjetur në zonat shkretëtinore./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi