Forcat egjiptiane vrasin 8 militantë në Sinai

Tetë militantë raportohet se janë vrarë në një aksion të forcave të sigurisë në Gadishullin e Sinait në Egjipt, bëri të ditur një burim i sigurisë lokale.

Forcat e sigurisë bastisën një ndërtesë ku një numër i të dyshuarve u vendosën në qytetin Arish të Sinait Verior.

Ai tha se forcat u sulmuan nga militantët, ku sipas burimit, armë dhe eksplozivë u gjetën në posedim të militantëve.

Gadishulli i Sinait ka mbetur epiqendra e një rebelimi militant që nga mesi i vitit 2013, kur ushtria përmbysi Mohamed Morsin, presidentin e parë të zgjedhur në mënyrë demokratike në Egjipt, në një grusht shteti ushtarak në vitin 2013./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi