Forcat e regjimit të Asadit ndihmojnë terroristët e PYD/PKK-së në Afrin

Forcat besnike të regjimit të presidentit sirian Bashar al-Asad kanë ndihmuar terroristët e PYD/PKK-së përmes rrugëve tokësore nga Halepi duke u dërguar armë terroristëve të kësaj organizate në Afrin, ku forcat turke dje filluan operacionin e gjerë “Dega e Ullirit”.

Burime anonime lokale për AA-në lajmërojnë se forcat e regjimit i mundësuan PYD/PKK-së që të përdorin korridor tokësor drejt Afrinit përmes vendit Sheihk Maqsoud. Terroristët e PYD/PKK-së me aprovim të regjimit të Asadit në korridorin përmes Nubla dhe Al-Zahra nga Halepi dorëzojnë armatim dhe përforcime në Afrin.

Në mars të vitit të kaluar, Turqia përfundoi me sukses ofensivën shtatë mujore “Mburoja e Eufratit” dhe spastroi elementet terroriste në atë zone, ndërsa dje nisi operacionin e ngjashëm në Afrin, që është pushtuar nga terroristët e PYD/PKK.

Në një deklaratë nga Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë ishte theksuar se Operacioni “Dega e Ullirit” do të realizohet në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, në kuadër të vendimeve të veçanta të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) në çështjen e luftës kundër terrorizmit dhe në kuadër të të drejtës për vetëmbrojtje, bazuar në nenin 51 në marrëveshjen e OKB-së duke respektuar sovranitetin territorial të Sirisë. Në deklaratë është theksuar se janë vendosur në objektiv vetëm pikat që u përkasin terroristëve dhe se do të tregohet çdo ndjeshmëri për mos dëmtimin e civilëve.

Pasi regjimi i Asadit në korrik të vitit 2012 ia dorëzoi Afrinin organizatës PYD/PKK pa u konfliktuar, ky rajon përgjatë luftës është bërë vendi fole i organizatës. Për shkak të pozicioneve të larta gjeografike, një pjesë e konsiderueshme e qyteteve Kilis dhe Hatay të Turqisë mbesin brenda rrezes së zjarrit të organizatës në Afrin.

Terroristët e PYD/PKK-së momentalisht nën okupim mbajnë 65 për qind të kufirit siriano-turk, ndërsa në Afrin gjenden mes 8.000 dhe 10.000 terroristë./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi