Qeveria e Pajtimi Kombëtar (GNA) e Libisë ka njoftuar se forcat besnike të komandantin renegat të Libisë, Khalifa Haftar, vranë të paktën tre civilë, duke përfshirë dy fëmijë.
Sipas forcave të GNA-së, milicitë e Haftarit kanë shënjestruar zonat e banuara në jug të Tripolit, ku janë plagosur edhe 4 persona të tjerë.
Përkundër Konferencës së Berlinit për Libinë më 19 janar, e cila bëri thirrje për një armëpushim të përhershëm në vendin e shkatërruar nga lufta, forcat e Haftarit kanë vazhduar sulmet e tyre.
Që nga rrëzimi i ish-liderit libian Muammar Gaddafi në vitin 2011, në Libi janë shfaqur dy qeveri, një në lindje të Libisë e mbështetur kryesisht nga Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, me të cilën është i lidhur edhe gjenerali Haftar, ndërsa një tjetër në Tripoli, e cila gëzon njohjen ndërkombëtare të OKB-së.
Qeveria legjitime e Libisë është sulmuar nga forcat e Haftarit që nga prilli i vitit të kaluar, ku kanë humbur jetën më shumë se 1.000 persona.
Më 12 janar, palët në Libi njoftuan një armëpushim në përgjigje të thirrjes së përbashkët të presidentit turk dhe atij rus. Por dy ditë më pas, bisedimet për një armëpushim të përhershëm përfunduan pa një marrëveshje, pasi Haftar u largua nga Moska pa nënshkruar marrëveshjen.
Gjatë Konferencës së Berlinit, Haftar u pajtua që të caktojë anëtarë në një komision ushtarak të propozuar nga OKB-ja, me pesë anëtarë nga secila palë, për të monitoruar zbatimin e armëpushimit. Ky vendim ishte një rezultati kryesor i konferencës.


